
MUSE-X Tirana 2026 – “Small Regions, Big Networks”
Rreth eventit
Në kuadër të MUSE-X Tirana 2026, AIDA, nëpërmjet projektit Enterprise Europe Network, mori pjesë në aktivitetin që bashkoi kreativitetin, biznesin, turizmin dhe inovacionin në një platformë të përbashkët për dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Gjatë eventit u zhvillua workshop-i “Small Regions, Big Networks”, në bashkëpunim me Enterprise Europe Network dhe Unioncamere Puglia. Workshop-i synoi të nxiste diskutimin mbi mënyrën se si rajonet e vogla mund të ndërtojnë ekosisteme të qëndrueshme në industrinë kreative, duke marrë si referencë modelin e Pulias dhe mundësitë për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe rajonit përtej Adriatikut.
Në vijim të aktivitetit, AIDA mundësoi zhvillimin e takimeve B2B “From Puglia to the Balkans”, ku 6 kompani nga Puglia dhe kompani shqiptare të industrisë kreative u takuan për të shkëmbyer ide, krijuar kontakte të reja dhe eksploruar mundësi konkrete bashkëpunimi.
Ky aktivitet shërbeu si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e urave të reja mes Shqipërisë dhe rajonit të Pulias, duke nxitur partneritete në fushën e industrive kreative, inovacionit, biznesit dhe turizmit.