Skip to content
21732
Takim B2B

MatchMaker Albania 2

March 28, 2026 – June 9, 2026 · 10:00

Rreth eventit

MatchMaker Albania 2 ishte një nga aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare të organizuara për të promovuar Shqipërinë si një destinacion me potencial për investime, inovacion dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Eventi mblodhi në një platformë të përbashkët institucione, kompani, investitorë, startup-e dhe partnerë ndërkombëtarë, duke krijuar mundësi konkrete për prezantime, takime B2B, shkëmbim eksperiencash dhe ndërtim partneritetesh në sektorë strategjikë.

Në kuadër të aktivitetit, zona Digital Horizons u fokusua te teknologjia, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, R&D, software dhe transformimi digjital i bizneseve. Kompani dhe startup-e shqiptare prezantuan zgjidhje inovative, ndërsa përfaqësues ndërkombëtarë nga rajoni i Ballkanit, Polonia, Italia, Franca, Çekia, Hungaria, Holanda dhe Emiratet e Bashkuara Arabe zhvilluan takime të drejtpërdrejta me aktorët shqiptarë.

Një tjetër pjesë e rëndësishme ishte zona Smart Agriculture, e cila solli në fokus modernizimin dhe digjitalizimin e sektorit bujqësor. Me pjesëmarrjen e aktorëve ndërkombëtarë si FAO, World Bank dhe UNDP, si dhe institucioneve vendase, u diskutuan mundësi investimi, modele të avancuara në agri-tech dhe zgjidhje inovative për zhvillimin e sektorit. Gjatë aktivitetit, produktet shqiptare premium si vera, vaji i ullirit dhe mjalti u prezantuan përpara vizitorëve, duke evidentuar potencialin e tyre për eksport.

Zona Future Estate u kthye në një hapësirë dinamike për prezantimin e projekteve të zhvillimit urban, turistik dhe të pasurive të paluajtshme. Në këtë zonë u prezantuan 20 projekte konkrete, 15 private dhe 5 shtetërore, si dhe morën pjesë investitorë, arkitektë dhe zhvillues nga tregje të rëndësishme ndërkombëtare.

MatchMaker Albania 2 konfirmoi rolin e Shqipërisë si një treg në zhvillim me potencial për investime, inovacion dhe partneritete ndërkombëtare, duke krijuar lidhje të reja mes bizneseve shqiptare dhe aktorëve globalë.

Vendndodhja

Tiranë, Shqipëri