Skip to content
21732
Punëtori

EEN Albania at Global Entrepreneurship Week Albania 2025

November 17, 2025 – November 21, 2025 · 10:00

Rreth eventit

EEN Albania u bë pjesë e Global Entrepreneurship Week Albania 2025 me një seri aktivitetesh të dedikuara për nxitjen e sipërmarrjes, inovacionit dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve shqiptare.

Gjatë javës u zhvilluan sesione informuese dhe workshop-e me fokus te shërbimet e EEN për NMVM-të, mundësitë për hyrjen në tregun e Bashkimit Evropian, financimet, partneritetet ndërkombëtare dhe roli i inovacionit në zhvillimin e bizneseve.

Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e standardeve dhe certifikimeve ndërkombëtare si ISO dhe Markatura CE, si mjete të rëndësishme për rritjen e konkurrueshmërisë dhe aksesin në tregje të reja.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu inteligjencës artificiale dhe mënyrës se si bizneset, startup-et dhe profesionistët mund ta përdorin AI për rritje, inovacion, efikasitet dhe transformim digjital.

Aktivitetet sollën së bashku NMVM, startup-e, studentë, profesionistë dhe aktorë të ekosistemit të sipërmarrjes, duke krijuar hapësirë për këshillim, networking, shkëmbim idesh dhe mundësi të reja bashkëpunimi.

Vendndodhja

Tiranë, Albania