EEN2EIC Workshop Session – Connecting Innovation to Opportunity
Më 7 Maj 2026, AIDA organizoi me sukses sesionin trajnues në kuadër të iniciativës EEN2EIC, duke bërë bashkë 21 biznese nga sektorë të ndryshëm për të eksploruar mundësitë e financimit, investimit dhe rritjes në tregjet evropiane.
Workshop-i u fokusua në përgatitjen e SME-ve inovative dhe startup-eve për komunikim efektiv me investitorët, matchmaking dhe akses në instrumentet e financimit të European Innovation Council (EIC). Pjesëmarrësit u njohën me praktika të mira mbi përgatitjen ndaj investitorëve, strategjitë e komunikimit, proceset e due diligence dhe mënyrat për të rritur kapacitetet inovative të biznesit.
Ky aktivitet shërbeu si një hap i rëndësishëm për forcimin e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri dhe mbështetjen e SME-ve shqiptare drejt ndërkombëtarizimit, investimeve strategjike dhe mundësive të reja në tregjet evropiane.