Skip to content
23653
Uncategorized

New Funding Opportunity for Textile SMEs: ELEVATEX Open Call 2026

Afati i aplikimit: 1–31 Qershor 2026

Fokusi: Financim për ndërmarrjet tekstile, inovacion dhe zhvillim biznesi

EEN Albania vijon informimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme mbi skemat e reja financiare dhe mundësitë e mbështetjes për zhvillimin e biznesit.

Në platformën e AIDA-s “Akses në Financë” është publikuar thirrja ELEVATEX Open Call 2026 – Funding Opportunities for Textile SMEs, një mundësi financimi e dedikuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e tekstileve.

Thirrja synon të mbështesë 20 SME të përzgjedhura, duke ofruar financim deri në 30,000 euro për secilën, me qëllim nxitjen e inovacionit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e kapaciteteve të sektorit tekstil.

Përmes këtij njoftimi, EEN Albania synon të rrisë aksesin e bizneseve shqiptare në informacion mbi mundësitë e financimit dhe instrumentet mbështetëse të publikuara nga AIDA për ndërmarrjet.

https://aida-smefinance.gov.al/financial-schemes/elevatex-open-call-2026-funding